Gara me kuaj buzë detit, adhuruesit e hipizimit nga Shqipëria e Kosova bashkë në Darëzezë

Plazhi i Darëzezës në Fier u shndërrua këtë të dielë në një pistë të garave me kuaj. Adhurues të hipizmit nga Shqipëria e Kosova u bënë bashkë në një aktivitet që promovon jo vetëm sportin, por edhe potencialet turistike.

Adhuruesit e hipizmit u mblodhën në Darzezë.Plazhi u kthye në një pistë gjigande garash me kuaj buzë detit.

17 sportistë nga Kosova e Shqipëria me kuajt e tyre u bënë pjesë e garave të shpejtësisë dhe rezistencës.

Triumfator doli Eduard Cinga, me kalin Step Soster.

Ky ishte viti i dytë garave me kuaj në bregdetin e Darzezës, organizim që synohet të kthehet në një traditë të mirë, ndërsa sporti i hipizmit gjithmonë e më shumë po gjen përhapje në Shqipëri.

Të shumtë ishin edhe qytetarët që kishin zgjedhur të kalonin një ditë ndryshe në plazhin e Darzezës.

Sezoni turistik në Darzëzë nis zyrtarrisht më 29 Maj, ndërsa qytetarët kërkojnë nga bashkia e Fierit më shumë angazhim për mirëmbajtjen e një prej plazheve historike ku kanë pushuar jo vetëm banorët e Myzeqesë.