Video/ River Plate i përgjysmuar nga Covid. Fiton pa portier dhe pa stol

Nuk është e lehtë të luash dhe të rivalizosh në këtë periudhë pandemie në futboll ku çdo ekip është i detyruar të zbresë në fushë përmes zgjedhjeve të dhimbshme.

Ky është edhe rasti i River Plate ku në Copa Libertadores (turneu latin i vlefshëm si Champions League), luajti me vetëm 15 lojtarë në organikë dhe më e rëndësishmja pa portierë pasi që të gjithë ishin të infektuar bashkë me disa të tjerë dhe në total plot 20 futbollistë ishin të padisponueshëm.

I detyruar të aktivizonte mesfushorin Peres si portier, trajneri Gallardo mundi të zbriste një ekip fitues në fushë teksa River Plate mposhti 2-1 Santa Fe në ndeshjen e grupit D. Më poshtë edhe videoja e përmbledhjes së golave që nuk duhet humbur.