Maqedonia e Veriut me 6 shqiptarë në Kampionatin Europian

Për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut, skuadra e futbollit të vendit ballkanas do të provojë fatin e saj në një Kampionat Europian.

Skuadra e udhëhequr nga Igor Angelovski do të luajë në Grupin C ndaj Austrisë, Holandës dhe Ukrainës dhe ditën e sotme trajneri ka bërë publike edhe listen zyrtare me 26 futbollistët pjesëmarrës.

Mes protagonistëve të skuadrës, do të ketë edhe lojtarë shqiptarë të cilët ndihmuan ekipin ballkanas në eliminatore e tani do ta bëjnë edhe në një event madhor siç është Europiani.

Në listën e publikuar nga Angelovski janë jo pak por 6 futbollistë shqiptarë të cilët do të thonë fjalën e tyre për Maqedoninë e Veriut teksa të përzgjedhurit janë, Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi, Enis Bardhi dhe Ferhan Hasani.

Ndërkohë lista e plotë e Maqedonisë së Veriut për Kampionatin Europian është kjo:

Portierë: Stole Dimitrovski, Damjan Shishkovski dhe Riste Jankov.
Mbrojtje: Stefan Ristovski, Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Kire Ristevski, Gjoko Zajkov, Darko Vellkovski dhe Ezgjan Alioski.
Mesfusha: Arian Ademi, Enis Bardhi, Stefan Spirovski, Boban Nikollov, Tihomir Kostadinov, Ferhan Hasani, Elif Elmas, Daniell Avramovski, Darko Çurlinov dhe Marjan Radeski.
Sulm: Goran Pandev, Aleksandar Trajkovski, Ivan Triçkovski, Vllatko Stojanovski, Kërste Vellkovski dhe Millan Ristevski.