“Hysaj nuk ka firmosur për asnjë ekip. Nuk e përjashtojmë Napolin”
Në vigjilje të ndeshjes së fundit të sezonit me Napolin, që për Elseid Hysajn mund të jetë edhe e fundit me këtë fanellë, agjenti i mbrojtësit shqiptar hedh pak dritë në situatën kontraktuale dhe për të ardhmen e klientit të tij. Sipas Mario Guiuffredit, Hysaj ende është i gatshëm të qëndrojë me të kaltërit gjithmonë nëse vjen një ofertë nga drejtuesit.
“Nuk kam dëgjuar asnjë nga Napoli për HYsajn dhe për të janë interesuar disa ekipe. Ndoshta pas ndeshjes së fundit, presidenti De Laurentiis na kontakton dhe ne ndaj kemi pritur fundin e kampionatit sepse edhe çështja e trajnerit nuk është vendosur. Ne nuk kemi firmosur me asnjë klub tjetër dhe nuk bëjmë asnjë përjashtim të Napolit në rast se marrim një ofertë për të qëndruar”.
Agjenti i mbrojtësit shqiptar konfirmon që Hysaj jo vetëm që pëlqehet nga Gattuso por edhe trajnerët e mundshëm që mund të vijnë tek të kaltërit e duan Hysajn në skuadër.
“Hysaj dhe Gattuso janë shumë të lidhur. Mund të them që të gjithë trajnerët që ka kontaktuar Napoli, dëshirojnë që mbrojtësi të qëndrojë ende. Sarri dhe Gattuso e kanë stërvitur dhe e njohin mirë, ndoshta Allegri apo Spalletti që mund të afrohen e vlerësojnë atë. Elseid është lojtar i një niveli tjetër, del përpara gjithçkaje dhe është 27 vjeç e nuk pyet për presion”, përfundoi agjenti i mbrojtësit shqiptar.
Për Hysajn ditët e fundit po rriten shanset e qëndrimit pasi Gattuso mund të konfirmohet por siç e deklaroi edhe agjenti i tij, nëse trajenri i ri i Napolit do të jetë Italian, me shumë mundësi do të rinovojë me të kaltërit.
