Duele drithëruese, Vllaznia fundos Partizanin në “Air Albania”, Teuta merr kreun
Një nga ndeshjet më të bukura dhe emocionuese në historinë e Kategorisë Superiore u luajt në “Air Albania” ku Partizani dhe Vllaznia diskutonin titullin dhe fitues doli ekipi shkodran me rezutlatin minimal 1-0. Një ndeshje drithëruese me plot raste por që në fund 3 pikët i merr Vllaznia por në krye del Teuta.
Këta të fundit barazuan pa gola në duelin ndaj Laçit në shtëpinë e tyre dhe marrin kryesimin me pike të barabarta me Vllazninë.
Kujtojmë që ndeshjet për titull nisën 18 minuta me vonesë pasi mungonte ambulance në “Air Albania”, teksa ishte Partizani që krijoi fillimisht dhe rasti i parë i pastër në minutën e 6 me Cardozo që gjuan me të majtën në zonë, largon portiere Zogoviç.
Përgjigjet Vllaznia në minutën e 20’ me një goditje me kokë nga Kruja teksa Hoxha pret në dy kohë. Në minutën e ka vend për diskutime pas te Vllaznia pretendojnë për një penallti ku Avdijaj rrëzohet në zonë, Enea Jorxhi vazhdon lojën.
Edhe në minutën e 30’ te Partizani kërkojnë një penallti për rrëzimin e çinarit në zonë por për Jorgjin ishte gjithçka e rregullt.
Në minutën e 40 ishte Fjoard Jonuzi që krijoi rastin më flagrant të ndeshjes me një gjuajtje spektakolare nga jashtë zone por Alban Hoxha shpëton Partizanin nga goli.
Pjesa e dytë nis sërish me shumë vrull nga të dyja ekipet por të kuqtë dominojnë me lojë deri në rastin që vendos ndeshjen, në 72’ pas një aksioni të Vllaznisë, Belica prek me dorë topin dhe Enea Jorgji akordin penalltinë pas konsultimeve me anësorin dhe arbitrin pas porte. Herald Marku nuk gabon dhe shënon në 74’.
Sfida me shumë emocione mbyllet 1-0 për Vllazninë, që në fakt bën Teutën favorite për titull. Në Laç, dueli ishte shumë i fortë dhe i luftuar por skuadrat ndanë pikët dhe sigurisht Teuta është fituesja e madhe e kësaj jave.
