Gafa e Bakajt, Egnatia shpallet kampione e Kategorisë së Parë

Egnatia dhe Dinamo, dy skuadrat e ngjitura në Kategorinë Superiore u përballën në “Elbasan Arena” për finalen e madhe që përcaktonte ekipin kampion të Kategorisë së Parë.

Egnatia vinte si e kualifikuar nga Grupi B i kategorisë ndërsa Dinamo si fituesi i Grupit A.

Dueli final ishte praktikisht i qetë dhe u luajt me kujdes në pjesën e parë nga të dyja skuadrat megjithëse diçka më shumë foli sfida për ekipin e Maganit.

Fraksioni i dytë, ishte akoma më i mirë për ekipin nga Rrogozhina që pati një rast shumë të mirë në 63’ me Xhemalaj ndërsa në 80’ një ndërhyrje vendimtare nga Bakaj ndalon avantazhin e tyre.

Në fakt portieri i Dinamos, Bakaj u bë protagonist në sekondat e fundit me një gafë të pafalshme pasi del nga zola dhe në vend që të largoj topin del huq duke i dhënë mundësinë Shtubinës të shënojë për Egnatian dhe t’i jape trofeun e kampionit në minutën e 94’.

Dinamo duhet të mjaftohet me ngjitjen në Superiore dhe kjo finale tregon se ka shumë për të bërë për ekipin kryeqytetas ndërkohë që kampionët e Kategorisë së Parë, Egnatia marrin trofeun bashkë me bonusin prej 30 mln lekësh të vendosur nga FSHF për skuadrën që fitonte finalen.