Liverpool arrin fitoren e sezonit ndaj Burnley, kalon në vend të katërt
Dukej një mision i pamundur vetëm 2 javë më parë për Liverpool dhe pas kësaj mbrëmjeje, ekipi i Jurgen Klopp është vetëm 90’ minuta larg kualifikimit në Champions League dhe tanimë gjithçka e kanë në duart e tyre.
Në transfertën ndaj Burnley, në ndeshjen e parafundit të sezonit duhej vetëm fitorja dhe fitorja erdhi me një rezultat të pastër 3-0 që e katapulton skuadrën në vend të katërt që do të thotë zona Champions.
Ishte Firmino që hapi serine e golave në pjesën e parë me një gol në 43’ që çliroi skuadrën dhe në të dytën siguruan triumfin e merituar me dy golat e Phillips në 52’ dhe të Chamberlain në 89’.
Falë një golavarazhi më të mirë, Liverpool merr vendin e katërt dhe sposton Leicester ndërsa java e fundit favorizon pikërisht djemtë e Klopp që luajnë ndaj C. Palace dhe Leicester përballet me Tottenham.
Për Europa League mori një fitore shumë të rëndësishme edhe West Ham që mposhti 3-1 WBA dhe shkëputet nga Tottenham, Everton e Arsenal.
