Atl. Madrid është kampion i Spanjës, nuk ka përmbysje për Realin
Edhe pse ish Fenomeni Ronaldo që zotëron Valladolid kishte ofruar 150 mijë euro për kokë për çdo lojtar nëse do të mposhtnin Atl. Madrid, këta të fundit arrijnë një fitore dramatike me përmbysje 2-1 duke u shpallur kampionë të Primera Division.
Për here të 11 në histori, “los colchoneros” fitojnë trofeun më të rëndësishëm të futbollit spanjoll teksa për Diego Simeonen është i dyti me Atleticon pas atij në vitin 2014.
Në transfertën ndaj Valladolid, djemtë e Simeones duhet të fitonin dhe mos të prisnin nga Reali dhe arritën ta bënin me një fitore të vështirë 2-1 teksa Angel Correa dhe Luis Suarez përmbysën golin e Plano në pjesën e parë.
Nuk mund të ndodhte ndryshe kur në anën tjetër Real Madrid nuk mundi të bente asgjë nga fitorja e rivalëve edhe pse e fituan ndeshjen e tyre ndaj Villarreal me rezultatin 2-1.
Benzema dhe Modriç përmbysën golin e Pino dhe madrilenët duhet të kënaqen me vendin e dytë dhe lënë një vend më poshtë Barcelonën që e mbylli me fitoren 1-0 ndaj Eibar.
Ndërkohë Sociedad dhe Real Betis siguruan një vend në Europa League me fitoren respektive 1-0 me Osasunën dhe 3-2 me Celta Vigon.
Eibar, Valladolid dhe Huesca janë skuadrat që bien nga kategoria.
