Bayerni e mbyll me rekordin e Lewandowskit, bie Werderi i Rashicës

Bundesliga ul siparin dhe nuk munguan emocionet as në javën e fundit.
Me Bayern Munchen kampion, skuadra e Hansi Flick lunate për rekordin e Lewandowskit i cili vetëm në aksionin e fundit arriti të shënonte një herë fitoren 5-2 ndaj Augsburg.
Ai gol i jep rekordin e ri bomberit polka me 41 gola në një sezon, duke thyer atë të Gerd Muller me 40 gola në një vit.
Ishte edhe ndeshja e fundit për Hansi Flick i cili zyrtarisht mbyll aventurën në krye të Bayernit me drejtim kombëtaren e Gjermanisë pas Euro 2020.
Ndërkohë në sfidat e tjera bie në sy rënia një kategori më poshtë e Werder Bremen ku luan edhe Rashica të cilët u dorëzuan me humbjen 2-4 përballë G’ladbach të cilët edhe pse fituan nuk shkojnë në Europë pasi Union Berlin fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Leipzig dhe marrin slotin e fundit për në Conference League.
Dortmundi e mbylli sezonin me fitoren 3-1 ndaj Leverkusen çka i jep vendin e tretë verdhezinjve ndërsa një vend më poshtë Wolfsburgu që humbi në shtëpi 2-3 me Mainz.
Kolni siguroi një vend në playout me fitoren dramatike 1-0 ndaj Schalkes, Hoffenheim mposhti Hertha Berlin 2-1 dhe Eintracht Frankfurt mundi me përmbysje 3-1 Freiburg.
