Memelli: Besoj te Skënderbeu, luajmë për 3 pikë ndaj Kukësit

Java e parafundit e Superiores mund të jetë edhe dita vendimtare ku Skëndërbeu do të zyrtarizojë qëndrimin mes më të mirëve dhe për ta arritur, trajneri Memelli kërkon maksimumin ndaj Kukësit në Korçë.

"Është një skuadër që ka jashtëzakonisht cilësi brenda, sidomos te mesi i fushës e sipër. Ka lojtarë mjaft cilësorë për kampionatin tonë. Gjërat vështirësohen, por jemi përgatitur për këtë ndeshje dhe mendoj se gjërat do i bëjmë shumë mirë.Siguria e pikëve është, por na kërkohet të fitojmë këtë ndeshje dhe të largohemi nga zona e ‘play-out’. Maturia vjen kur vijnë edhe rezultatet".


Trajneri Memelli e pranon se ai dhe skuadra janë të qetë pasi e kanë treguar se me lojë të mirë ndaj skuadrave të mëdha kanë marrë pikë ndaj mbetet optimist mbintë gjitha edhe paa rikthimit të lojtarëve që mungonin më parë.

"Skuadra është e plotë. Motoja që udhëheq klubin dhe mendimi që kam unë për futbollin është që të gjithë janë të rëndësishem dhe askush i pazëvendësushëm. Ne kemi kaluar skuadra shumë të forta, po flas për dy fazat e fundit që jam këtu. Kemi fituar me Kukësin dhe Partizanin në Elbasan, me Shkodrën kemi dalë barazim. Jemi finalistët e Kupës. Nisur nga ky fakt, lojtarët janë koshientë që mundësitë dhe forcat që ka skuadra janë të jashtëzakonshme", deklaroi Memelli për duelin ndaj Kukësit.