Skënderbeu shpëton zyrtarisht, Kastrioti ruan zonën playout
Një garë më vete në Superiore është edhe mbijetesa. Në javën e parafundit kemi një verdikt të rëndësishëm si ai i Skëndërbeut që ka siguruar zyrtarisht qëndrimin në Kategorinë Superiore falë fitores ndaj Kukësit 2-1 në Korçë. Skuadrës së Memellit i duheshin 3 pikë për të shmangur surpriza të mundshme në javën e fundit me vështirësi arriti suksesin ndaj ekipit verilindor.
Pjesa e pare foli vetëm për vendasit që gjetën dy herë golin me Marën në 8’ dhe më pas me Juan Victor në 37’. Ndërkohë në pjesën e dytë duket se korçarët vendosetn në mbrojtje duke i lënë hapësira Kukësit që shkurton me Ibraimin në 68’ ndërsa krijon edhe disa raste të tjera.
Gjithsesi ndeshja mbyllet 2-1 dhe Skënderbeu mrekullisht këtë sezon arrin mbijetesën mes shumë problemeve. Ndërkohë në stadiumin e Kamzës u luajt sfida tjetër e mbijetesës Kastrioti-Bylis që realisht ishte një betejë e vërtetë. Ballshiotët shokuan krutanët me golin e shpejtë minutën e 4 me Antoni.
Vendasit përpiqen por vetëm në pjesën e dytë me anë të një autogoli të Dacit në 75’ gjen barazpeshën dhe golin ndoshta më vendimtar të sezonit. Edhe pse Kastrioti u mundua të gjente fitoren, sfida u mbyll 1-1. Me këtë rezultat, Bylisi tashmë është me një këmbë një kategori më poshtë ndërsa Kastrioti duhet të ruajë zonën playout në ndeshjen e fundit.
