Arrestohet Aleksandër Gjoka, i dehur u përplas me makinë

Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka është është arrestuar nga policia e kryeqytetit mëngjësin e 22 majit 2021.

Sipas burimeve policore 62 vjecari Gjoka po lëvizte më makinën e tij në zonën e Saukut drejt Komunës së Parist, por në një moment ai ka humbur kontrollin duke u përplasur më një bordurë.

Policia është njoftuar për aksidentin dhe pasi shërbimet kanë shkuar në vendngjarje kanë konstatuar se shoferi i mjetit ishte këngëtari Gjoka. Siç pretendon policia drejtuesi i mjetit ka qenë nën efektin e alkoolit dhe  është dërguar në Spitalin e Traumws pasi ka pësuar disa fraktuara në trup. Pas ndihmës së parë që I është dhënë ai mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në pritje që gjendja e këngetarit të përmirsohet policia ka deklaruar ndalimin e tij ndërsa pritet që pas daljes nga spitali të njihet edhe me vazhdimin e procedurave gjyqësore për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Ky është rasti i dytë i përballjes së Aeksandër Gjokës me policinë pasi më 23 dhjetor 2019 këngëtari u vendos në pranga për veprën penale atë të drejtimit të mjetit në gjëndje të dehur. Në atë kohë gjykata e la artistin e njohur në masën detyrim paraqitje.

Po kështu policia informon se gjatë 24 orëve Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë ndalimin e një 19 vjeçari pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme me një shtetase 13-vjeçare.

Ndërsa nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë ndalimi i dy shtetasve të shpallur në kërkim pasi kanë kryer dy vjedhje.

Sipas policisë të arrestuarit me inicialet "G. L., 46 vjeç dhe S. Ç., 23 vjeç, me datë 21.04.2021 i kanë vjedhur një shumë parash shtetasit V. B, dhe me datë 04.05.2021 i kanë vjedhur një shumë parash shtetasit A. Ç."