Protestuesit për mbrojtjen e kafshëve: Të hapur për bisedime me Veliajn për zgjidhjen e kërkesave tona

Për të disatën here qytetarë e aktivistë për mbrojtjen e kafshëve kanë protestuar përpara bashkisë në kryeqytet.

Kafshë-dashësit dënojnë ashpër keqtrajtimin dhe vrasjen e katër-putroshave ,ndërkohë që shprehen të hapur për t'u ulur në bisedime me drejtuesit e institucioneve  për dhënien e një zgjidhjeje për kërkesat e shtruara nga ana e tyre.

"Jemi të gatshëm për bashkëpunim deri në zgjidhjen e plotë të problemit, për mbrojtjen e kafshëve, për sensibilizimin e gjithë njerëzve të tjerë që të paktën ta mbledhin mendjen që ne nuk na merren qentë, ne po kujdesemi vetë për ta. Ne jemi vullnetarë të thjeshtë, që jemi dhe pa punë dhe mundohemi me shpirt ndër dhëmbë t'i shpëtojmë kafshët," thotë një aktiviste.

Kanë një thirrje drejtuar kryebashkiakut Veliaj.

"Bëhu human, bëhu shpirt-bardhë. Çdo vrasje qeni e ke ti mbi kurrizin tënd," thotë aktivistja.
Më 2 Qershor mbahet séanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kundër vendimit për refuzimin e padisë nga ana e SPAK.

"Ne ke mi riapeluar vendimin e Gjykatës sepse ata vendosën mos fillojnë fare hetim për këto lloj kafshësh," thotë aktivisti.
Protestuesit kanë paralajmëruar të tjera protesta deri në zhdukjen e fenomenit të dhunës e zhdukjes së kafshëve.