Aksidentoi për vdekje këmbësorin në Burrel dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 24-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2021, 20:44
Policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Jurgent Gjinaj, i cili pasi aksidentoi një këmbësor u largua nga vendi i ngjarjes.
Aksidenti ndodhi rreth orës 12:00 ditën e sotme, 22 maj në qytetin e Burrelit, ku si pasojë e përplasjes humbi jetën shtetasi Haqif Ruka 59 vjeç.
Autori pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes por pas ndjekjes nga Policia, u bë kapja dhe shoqërimi i tij në Komisariat.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore nga specialistët e Policisë Rrugore u bë arrestimi i shtetasit Jurgent Gjinaj 24 vjeç, banues në Mat.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.
