Merr flakë linja elektrike në një pallat në Vlorë, zjarrfikëset në vendin e ngjarjes
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 22 Maj 2021, 20:08
Ka shpërthyer në flakë linja elektrike e një pallati në qytetin e Vlorës.
Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur shuarjen e flakëve të cilat mund të ishin përhapur në të gjithë pallatin.
Për shkak të tymit, dhjetëra familje u izoluan në zonë deri në momentin e mbërritjes së zjarrfikësve.
Nuk raportohet për persona të lënduar.
