Është dita e titujve. Zeniti dhe Slavia e Pragës shpallen kampionë
Interi dhe Ajaxi ishin dy skuadrat që u shpallën kampionë në Serinë A dhe Eredivisie por në dy kampionate të tjera të Europës, jo pak të rëndësishme si në Rusi dhe në Çeki u dhanë edhe aty verdiktet.
Zenit St. Petersburg u shpall kampion për here të tretë radhazi në kampionatin rus ndërsa numëron të tetin në të gjithë historinë e klubit. Ishte fitorja me rivalët direkt të Lokomotivës së Moskës që kurorëzoi kampionët e Rusisë dhe ishte një fitore për t’u mbajtur mend, 6-1 ndaj një rivali direkt për titull.
Ndërkohë në Republikën Çeke është Slavia e Pragës që konfirmon dominimin në futbollin lindor. Skuadra ku luan edhe ish sulmuesi i Skënderbeut, Olayinka triumfoi 5-1 ndaj Plzen dhe kurorëzohet për here të tretë radhazi kampion 4 javë nga përfundimi i kampionatit.
