Ajaxi shpallet kampion, vjen titulli i 35-të

Tri javë para fundit të kampionatit, Ajaxi shpallet kampion në Holandë. Për “harkëtarët” është titulli i 35 në historinë e klubit, një rekord i paarritshëm për skuadrat e tjera teksa suksesi i madh vjen pas fitores së thellë 4-0 ndaj Emmen në “Cruyff Arena”.

Ajaxi pothuajse e kishte fituar titullin por tani vjen zyrtarisht dhe nuk ka nevojë të presë rezultatin e PSV apo të javëve të ardhshme.

Timber hapi rrugën e suksesit dhe të titullit në minutën e 10’ në pjesën e parë ndërsa në të tretën u hap porta me 3 të tjerë me Haller, Rensch dhe Klaasen për ta vulosur në 4-0 ndeshjen.

Ndërkohë festa nisi menjëherë pas suksesit por pa harruar edhe tifozët që ishin në stadium edhe pse të pakët në numër për shkak të kufizimeve nga autoritetet.