Tirana bën “blofin” në Ballsh, Skënderbeu thyen Kastriotin
Barazim i bardhë mes Tiranës dhe Bylis, nuk i bën asnjërës prej skuadrave, me bardheblutë që marrin një goditje të rëndë për sa i përket shpresave për mbrojtjen e titullit, ndërsa edhe për Bylis, barazimi nuk vlen pasi është më i kërcënuar se kurrë për mbijetesën. Sigurisht që Tirana pati shumë raste për të shënuar, të paktën 3 raste të pastra por Bekaj bllokoi gjithçka dhe e njëjta situatë u përsërit edhe në pjesën e dytë teksa sfida u mbyll pa gola.
Ndërkohë Skënderbeu bën një fitore heroike ndaj Kastriotit në transfertë duke u futur plotësisht në lojë për mbijetesën kur kanë mbetur 5 javë nga fundi. 2-0 ishte rezultati i takimit i cili u vendos në pjesën e dytë me golat e Viktor dhe Vangjelit teksa Meksi humbi edhe një penallti për korçarët. Kjo fitore e bën dramatike, garën për mbijetesë teksa Kastrioti është në kuotën e 31 pikëve, Bylisi 30 pikë, Skënderbeu 29 dhe Apolonia 20 pikë.
