Tifozët e Man. United në protestë, “pushtojnë” Old Trafford

Në 17:30 duhej të niste përballja Man. United-Liverpool, sfidë shumë e rëndësishme për fatin e “The Reds” në kupat e Europës por një protestë aspak e qetë shpërtheu duke penguar këtë takim.

Tifozët e Man. United në protestë, “pushtojnë”

Fillimisht ishin mbi 200 tifozë që u futën dhunshëm në fushën e “Old Trafford” duke shtyrë fillimin e ndeshjes teksa qëndruan aty disa minuta duke kënduar dhe kërkuar largimin e familjes Glazer. Këta të fundit zotërojnë klubin dhe ishin një prej organizatorëve të krijimit të SuperLigës, një fakt që tifozët nuk ia falin ndaj dhe protestojnë për largimin e tij.

Situata pati disa tensione ku policia ndërhyri për t’i larguar nga fusha dhe më pas nga perimetri i “Old Trafford” por edhe pse skuadrat u bënë gati për të zbritur në fushë me vonesë, presioni ishte i madh dhe për të mos cuar në agravim të situatës, takimi u shty perfundimisht.

Tifozët e Man. United në protestë, “pushtojnë”