Medalje argjendi për Kosovën në “European Open” në Xhudo
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2021, 19:39
Shpati Zekaj mori medaljen e parë në karrierë si xhudist i Kosovës dhe për pak sa nuk u shpall kampion në turneun “European Open” që po zhvillohet në Zagreb.
Sportisti kosovar garonte në peshat deri në 100 kg dhe arriti t’i jepte Kosovës medalje argjendi teksa u ndal në finale nga Anton Savytsky në përpjekjet për t’u shpallur kampion.
Zekaj bëri një performance shumë të mire në këtë eveniment ku arriti të fitonte 4 ndeshje radhazi për t’u ndalur në finale nga xhudisti ukrainas dhe si medalje e parë nuk është aspak keq të jesh nënkampion.
Edhe njëherë, Kosova tregon se në Xhudo është shumë përpara se çdo vend i Ballkanit dhe garon me më të mirët e Kontinentit.
