Brdariç: E mposht Martinin dhe ia paguaj verën
Java e 31-të e Kategorisë Superiore sjell një superduel për kreun, Vllaznia-Teuta. Në “Loro Boriçi” kuqeblutë duhet të reagojnë për të harruar humbjen me Tiranën dhe një gjë të tillë e di edhe trajneri Thomas Brdariç I cili foli në konferencën për shtyp në vigjilje të kësaj ndeshjeje.
“Ne konsiderojmë çdo rezultat sepse edhe më parë kemi bërë rezultate negative, por kjo nuk ka ndikuar në punën tonë. Ne po rritemi, jemi në ndërtim e sipër, në proces. E ka thënë edhe më parë se jemi në progres të vazhdueshëm dhe çdo rezultat ndijon në rritjen tonë. Teuta ka elemente të aftë për të bërë diferencën, sidomos në sulm, por edhe ne kemi lojtarë të tillë. Nëse punojmë të gjithë së bashku, do jetë ndeshje e mire. E analizuam ndeshjen me Tiranën. Problemi ishte në finalizim, në zonën e rreptësisë, kishim mungesë përqendrimi dhe nuk iu përkushtuam shumë ndeshjen. Në përgjithësi ishte një paraqitje e mirë, mbajmë topin më shumë, por kjo nuk mjafton”.
Për trajnerin e Vllaznisë, neser është vetëm një ndeshje e radhës dhe ekipi duhet të tregohet më cinik me rastet e krijuara ndërsa në fund bëri edhe një ftesë të veçantë për trajnerin e Teutës, I cili dikur ishte idhull për tifozët shkodranë.
“Me Teutën është vetëm një hap drejt titullit. Tani përballemi me një Teutë ndryshe, si kryesuese dhe shumë të fortë, por e dimë si t’i mundim ata, i kemi mposhtur edhe këtu. Në sulm duhet të jemi të fokusuar përpara portës kundërshtare. Duhet të jemi të saktë para portës. Nesër ndaj Edi Martinit do marrim 3 pikët dhe së bashku më pas do pimë verë të bardhë, e paguaj unë”, u shpreh në konferencën për shtyp trajneri Brdariç.
