Daja: Duam futboll korrekt, le të fitojë më i miri

Ilir Daja doli para gazetarëve për sfidën ndaj Apolonisë, e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore e cila vlen shumë për të kuqtë dhe ku nuk lejohen hapa fals.

“Nuk kemi problem me dëmtimet, Alban Hoxha është kthyer këtë javë duke u stërvitur me portierët e tjerë. Nesër kemi të gjithë kontingjentin ndaj Apolonisë. Atmosfera ka qenë e mirë, ndeshjen e kaluar kemi bërë një performancë të mirë duke llogaritur një gol të mohuar dhe një penallti në minutën e 94’. Apoloninë duhet ta vlerësojmë maksimalisht pavarësisht pozicionit dhe ne do të vazhdojmë ecurinë pozitive si me rezultat dhe paraqitje sepse nuk na lejohet asnjë gabim që kemi bërë më përpara”.

 

Trajneri Daja foli me optimizëm se skuadra po shënon rregullisht, ka vazhdimësi dhe kjo do të jetë shumë e rëndësishme për javët në vijim.

“Në vazhdimësinë e kampionatit ne kemi qenë skuadra që kemi realizuar më shumë, edhe pse shumë specialistë të futbollit nuk e citojnë. Ndërsa në katër javët e fundit me rikthimin e Zhuniorit pas një dëmtimi dhe kalimit të COVID-19, kemi bërë të mundur që treshja e sulmit të shfaqet shumë përpara portës dhe na lumturon që të tre shënojnë rregullisht.”

Në fund trajneri i të kuqve u shpreh se nuk kërkon asnjë alibi por kërkon një futboll korrekt dhe që skuadra më e mirë të fitojë.

“Kemi thënë që nuk duam të tregojmë alibi dhe pse golat kanë qenë ë rregullt dhe do të thotë se nëse tërhiqemi nuk do t’i bëjmë dëm askujt përveç faktit se do t’i bënim dëm asaj ecurie dhe sakrifice që është bërë gjatë këtij edicioni që nga fillimi, duhet të shtojmë përqendrimin dhe në fund të poziciono o hemi aty ku dëshirojnë të gjithë. Nuk e mendojmë ndeshjen Vllaznia-Teuta duke qenë se ne si Partizan duam që futbolli të jetë korrekt dhe të fitojë më i miri. Duam që kundërshtari ynë të fitojë ai që punon më shumë që të paktën të mos i mohohen pikë si i janë mohuar Partizanit në këtë rrugëtim deri tani”.