Bie hegjemonia e Juventusit, Interi kampion i Italisë

Interi festoi një ditë më parë fitoren ndaj Crotones pasi titulli ishte thjesht formalitet por tani vjen edhe zyrtarizimi.

Interi shpallet kampion i Italisë për herë të 19 në historinë e klubit zikaltër dhe të futbollit italian duke u bërë edhe skuadra që thyen dhe ndal hegjemoninë e Juventusit.

Këta të fundit kishin 9 tituj radhazi dhe vetëm Interi me Antonio Conten arritën ta ndalin dhe të rikthehen në majën e futbollit italian pas shumë vitesh.

Ishte Atalanta që kishte fatin e titullit këtë javë pasi nëse nuk fitonte e shpallte Interin kampion dhe kështu ndodhi pasi barazuan 1-1 në transfertën me Sassuolon teksa humbën një penallti me Muriel që nëse shënonte mund të shtynte festën dhe nuk ndodhi kështu.

4 javë nga fundi i Serisë A, Interi kështu ia del të jetë kampion në një sezon që duhet pranuar, ka dominuar dhe ishte skuadra më konstante në rezultate.