Dueli i titullit, Barça-Atletico me 25 mijë tifozë në “Camp Nou”
Teksa Barcelona sot mund të marrë kreun e La Ligas, ku do të luajë ndaj Granadas ndeshjen e prapambetur, një tjetër lajm i mirë vjen për katalanasit.
Qeveria spanjolle ka vendosur që të rikthejë tifozët në stadium me një kapacitet të limituar dhe “ok” final mund të vijë për javën e ardhshme ku fati i ka qëlluar Barcelonës të luajë ndeshjen deçizive për titullin ndaj Atl. Madrid në “Camp Nou” më 8 Maj.
Mësohet se ditët në vazhdim, ministria spanjolle e shëndetësisë do t’u dërgojë skuadrave protokollin e masave anti-covid për tifozët që do të rikthehen në stadium dhe siç zbulohet, nuk do të lejohen bar kafetë dhe restorantet në impiantet e futbollit.
Vet Barcelona do të hedhë një short për tifozët që do të jenë të pranishëm, mendohet rreth 25% e kapacitetit ose 25 mijë tifozë, të cilët do të përzgjidhen mes atyre që kanë abonim dhe atyre që duan të blejnë një biletë për të qenë në “Camp Nou”.
Turqia në izolim deri më 17 Maj
29 Prill, 12:05
Të njëjtin fat do të ketë edhe sfida e 9 Majit, e cila edhe ajo vlen për titullin mes Real Madrid dhe Sevillas e cila do të luhet në Valdedebas por duke qenë se impianti ka një numër të vogël stolash, nuk pritet të ketë më shumë se 2-3 mijë tifozë të pranishëm.

