Cristiano Ronaldo, mes Man. United dhe PSG
Janë shumë arsye që ashtu si Juventusit por edhe Ronaldos do t’i leverdiste që të ndaheshin në fund të sezonit, më së shumti për arsye ekonomike. Nëse Pirlo do të dështonte ta kualifikonte ekipin në Champions, Juventusi do ta shikonte të tepërt për buxhetin mbajtjen e Ronaldos por edhe nëse do të kualifikohej sërish nga pandemia situate ekonomike nuk ia lejon shumë pagën neto prej 30 mln euro.
Janë këto arsye që tashmë po shtyjnë agjentin e famshëm, Jorge Mendes të bisedojë me PSG ose me Man. United për afrimin e yllit portugez.
Në Paris, Ronaldo do të gjente habitatin e tij me yje, skuadër kompetitive dhe për më tepër kontratë e gjatë me pagë të rëndësishme.
I njëjti diskutim vlen edhe për Man. United që do të luajë në Champions League dhe ka rritur nivelin me lojtarë të rëndësishëm e për më tepër nuk do të ketë Cavanin, vend që do ta plotësonte më së miri portugezi.
