Shorti i Botërorit për femra, Shqipëria për herë të parë në vazon e 4-t
Për herë të parë në histori, kombëtarja shqiptare e femrave është ngjitur në vazon e katërt, sipas klasifikimit të fundit të UEFA-s, ku renditet në vendin e 33-të.
Kjo do të thotë që paraqitjet e mira të vajzave kuqezi janë shpërblyer me ngjitjen në vazo mes ekipeve të Europës dhe ku me pak fat pritet një short i lehtë për eliminatoret e zonës së Europës për Kupën e Botës të vitit 2023.
Shorti i eliminatoretve do të zhvillohet ditën e premte, më 30 prill, në ora 13:30 në Nion të Zvicrës dhe Shqipëria e femrave ndodhet në të njëjtën vazo ku janë edhe Sllovakia, Maqedonia e Veriut, Islanda, Greqia, Hungaria, Bjellorusia, Kroacia dhe Azerbajxhani.
Valentino Rossi, tani në Moto GP edhe si investitor
28 Prill, 13:36
Janë gjithësej 51 përfaqësuese femrash që do të ndahen në nëntë grupe ku gjashtë grupe do të përbëhen nga gjashtë skuadra dhe tre grupe nga pesë skuadra.
Skuadrat e mundshme me të cilat mund të përballet Shqipëria janë:
Vazo 1: Holandë, Gjermani, Angli, Francë, Suedi, Spanjë, Norvegji, Itali, Spanjë
Vazo 2: Belgjikë, Zvicër, Austri, Skoci, Islandë, Rusi, Finlandë, Portugali, Uells
Vazo 3: Republikë Çeke, Ukrainë, Irlandë, Poloni, Slloveni, Rumani, Serbi, Bosnje-Hercegovinë, Irlandë e Veriut
Vazo 5: Turqi, Maltë, Kosovë, Kazakistan, Moldavi, Qipro, Ishujt Faroe, Gjeorgji, Letoni
Vazo 6: Mal i Zi, Letoni, Estoni, Luksemburg, Armeni, Bullgari

