Milani humbet, Donnarumma qesh. Tifozët masakrojnë portierin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2021, 12:10
Milani pësoi një humbje të rëndë mbërmjen e djeshme 3-0 përballë Lazios, disfatë që e zbriti në vendin e pestë ekipin kuqezi ku po ta mendosh në janar u shpallën kampionë dimri.
Ekipi i Piolit tani rrezikon Championsin por nuk mjaftoi disfata teksa sjellja e portierit Donnarumma pas humbjes në “Olimpico” ka nervozuar së tepërmi tifozët pasi gardiani Italian u pa shumë i relaksuar dhe mbi të gjitha i qeshur me portierin kundërshtar Reina.
Kaq ka mjaftuar që tifozët të sulen në rrjetet sociale kundër Donnarummës i cili ende nuk po rinovon dhe kontratën duke shtuar inatin e mbështetësve kuqezi.
Ndërkohë me një postim në rrjetet sociale, Donnarumma shkruajti se nuk janë ditë të lehta dhe se skuadra do të dalë përmes punës nga aty. Forca Milan. As me këtë postim nuk u qetësua situata pasi profili i tij në instagram u sulmua nga tifozët e nervozuar që nuk u kursyen në ofendime të rënda.
View this post on Instagram
