Mbijetesa bëhet “thriller”, Apolonia fut në lojë Kastriotin, Skënderbeu mund Bylisin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2021, 15:01
Nëse janë 4 skuadra në lufë për titull, një garë e bukur që i mungonte prej vitesh Superiores, nuk është as më shumë e as më pak edhe lufta për mbijetesë. Një thriller I vërtetë është kthyer beteja për të qëndruar mes më të mirëve dhe vendi playout ku në javën e 30-të, surprizën e madhe e bëri Apolonia që konsiderohet tashmë e rënë por ja që mposhti 2-1 Kastriotin duke i përfshirë edhe ata në vallen e mbijetesës.
Ishte një dygolësh i Gjatës në pjesën e parë që tronditi krutanët të cilët reaguan me një gol të Dacit por nuk ja dolën dhe u larguan duarbosh nga Fieri.
Ndërkohë Skënderbeu ishte ekipi që fitoi finalen me Bylisin në Korçë, 2-1 dhe tani zona playout është vetëm 3 pikë larg dhe mbijetesa vetëm 5 pikë.
Për ekipin e Memellit ishin Vangjeli dhe Berisha që përmbysën golin e Desançiç për vendasit dhe që të tre golat u shënuan në pjesën e parë, një 45-minutësh spektakolar.
Valentino Rossi, tani në Moto GP edhe si investitor
28 Prill, 13:36
Tashmë janë 18 pikë në lojë për 4 skuadrat e fundit që do të luajnë gjithçka në 6 javë dhe për momentin është Kastrioti i shpëtuar në vendin e 7 me 31 pikë, Bylisi me 29 pikë, Skënderbeu me 26 pikë dhe Apolonia 20 pikë.

