Përmbyset kreu, Teuta rimerr kryesimin, ndalet Partizani
Ky sezon do të futet në histori si një nga kampionatet më të luftuara dhe më të bukura të futbollit shqiptar. Kanë kaluar vetëm pak ditë kur Vllaznia dhe Partizani morën kryesimin por mesjave përmbysi sërish gjtihçka dhe Teuta tashmë rimerr komandën pas fitores 2-0 ndaj Kukësit në “Elbasan Arena”. Ekipi bregdetar që vinte nga humbja 2-0 me Tiranën rigjeti fitoren duke dominuar ekipin e Josës me rezultatin 2-0 me golat e Krasniqit në 12’ dhe Hoxhës në 67’ çka rikthen buzëqeshjen dhe kryesimin për ta.
Ndërkohë Partizani ndalet në barazim spektakolar 2-2 në transfertën me Laçin me kurbinasit që bëhen një “mace e zezë” për të kuqtë të cilët nuk i kanë mposhtur asnjëherë në këtë sezon.
Ishte çinari që kaloi të parët miqtë në avantazh por Musta barazoi në 22’ ndërsa menjëherë në pjesën e dytë Laçi kaloi në avantazh me Shehun. Ishte Junior me shumë vështirësi në 81’ barazoi për Partizanin për të mbyllur 2-2 një ndeshje super të luftuar në fushë.
