Daja: Laçi fushë e nxehtë, nuk lejohen hapa fals
Partizani do të ketë një pengesë të fortë në javën e 30-të të Superiores teksa do të përballet me Laçin në transfertë ndaj të cilëve, të kuqtë kanë vuajtur këtë sezon. Trajneri Daja në konferencën përpara ndeshjes theksoi se vështërsia do të jetë e madhe për të dyja skuadrat.
“Është një transfertë e vështirë. Është një fushë e nxehtë brenda rregullores së futbollit. Nesër nuk duhet të bëjmë as më pak dhe as më shumë, se ndeshja e Kupës, ku në pjesën e madhe dominuam ndeshjen. Kjo është mënyra e vetme për të shkuar te fitorja. Duhet të jemi grup në të dyja fazat e lojës. Nuk mund t’ia kalojmë ngarkesën një reparti, pasi do ishte vetvrasje. Duhet të jemi të bashkuar në mbrojtje dhe në sulm. Siç kemi pasur në vështirësi, ashtu kja pasur edhe Laçit".
Për trajnerin e të kuqve, objektivi është maksimumi, 3 pikë dhe e pranoi se skuadra duhet të djerësijë shumë për ta arritur.
“3 fazat e para kanë qenë një maratonë për ne, për shkak të ngjeshjes së ndeshjeve. Këtë fazë e quajmë me stafeta. Shkojmë në Laç për të marrë fitoren, do djersisim për 3 pikët, por luajmë vetëm për fitore. Potenciali që ka grupi, duhet të na japë forcë. Të japin maksimumin për të arritur objektivat. Duhet të bëjmë atë që kemi bërë. Kemi qenë mirë edhe me lojë. Në disa ndeshje mund të jemi edhe më shumë cinikë. Në këtë moment pikët janë shumë të rëndësishme”.
I pyetur trajneri nëse Rama i sportit do të fitojë pasi ai i politikës ia doli sërish, Daja u përgjigj se sporti është apolitik duke shprehur synimin që me Olsi Ramën të arrijnë te kampionati këtë vit.
