Robert Lewandowski në merkato, Europa i vihet pas
Pa dyshim që Robert Lewandowski është një nga sulmuesit modern që ka ndryshuar për mirë historinë e Bayern Munchen. Dhe ta mendosh që bavarezët e morën falas në sezonin 2014-2015 nga rivalët e Dortmundit dhe ka një kontratë deri në vitin 2023 e cila mund të prishet këtë verë. Janë shtuar zërat për një situatë jo shumë komode për bomberin polak i cili nuk i ka pritur mirë zërat për një afrim të Haaland te bavarezët.
Në një situatë të tillë, agjenti i 32-vjeçarit, Pini Zahavi është gati të dëgjojë ofertat për lojtarin që di vetëm të flasë me gjuhën e golit dhe interesimi për një lojtar si ai është jashtëzakonisht i madh. Kujt nuk mund t’i bëjë punë një bomber si Lewandowski? Duke nisur nga Premier League me 4 ekipet e mëdha, në Spanjë janë Reali dhe Barça, në Itali mund të jenë Juve dhe Inter, që të gjithë janë gati ta afrojnë nëse raportet mes sulmuesit dhe Bayernit do të marrin një kthesë të papritur.
Kështu ndodhi me dy lojtarët e tjerë, Alaba dhe Boateng madje edhe me trajnerin Hansi Flick, që nga zëra të paqënë u konfirmuan në një divorc të parakohshëm i cili ka gjasa të përsëritet edhe me Robert Lewandowskin.

