PSG ofertë të parezistueshme Messit. Argjentinasi largon Mbappe
Zëra të tilla duket se prekin Barcelonën dhe tifozët katalanas por një lëvizje e tillë do të trondiste të gjithë merkaton e ardhshme dhe do të sillte një efekt domino për klubet e mëdha. Sipas gazetës në fjalë, Al-Khelaifi ka një arsye të fortë që kërkon Messin dhe është e qartë, argjentinasi në Paris do të hapë portën e largimit të Kylian Mbappe ku ëndrra e këtij të fundit duket se është Real Madrid.
Në Paris i kanë duart e lidhura pasi Mbappe ka një kontratë deri në 2022 dhe nëse nuk rinovon, ku gjasat janë të mos e bëjë, francezi do të shitet këtë verë dhe jo më kot numri 1 i PSG, Al-Khelaifi i ka bërë edhe ofertën agjentëve të Messit.
Do të ishte e pamundur për PSG dhe për çdo klub tjetër të botës që të përballonte një treshe në sulm, Messi-Mbappe-Neymar, ku vetëm paga vjetore të të tri lojtarëve do të arrinin në 150 mln euro neto.
Tiranë/ Ja kandidatët më të votuar nga PD dhe PS
28 Prill, 09:53
Do të jetë fillimisht Mbappe ai i cili do të hapë portën e madhe të lëvizjeve të yjeve këtë sezon dhe shitja e tij nga PSG më pas do të avanconte edhe në bisedimet me Messin që për momentin ende nuk është shprehur nëse do të qëndrojë te Barcelona e Laportës apo do te largohet me parameter zero.

