Gjysmëfinalja e miliarderëve, Man. City mposht 2-1 PSG në Paris

Një duel spektakolar ishte ai në “Parc de Princes” mes dy klubeve që zotërohen nga sheikët arabë, Al Khelaifi dhe Al Mubarak të cilët u përballën në gjysmëfinalen e Champions League dhe që raundi i parë shkoi për Man. City.

Ishte PSG që në pjesën e parë arriti mjaft mire të shfrytëzonte pikën më të dobët të anglezëve me goditje dënimi dhe nga këndi në minutën e 15’, Marquinhos me kokë i dha avantazhin parizienëve. Këta të fundit paten një mori rastesh për të shënuar sërish ndërsa Citizens ishin shumë të brishtë.

Ndryshe u paraqit pjesa e dytë ku skuadra e Guardiolës rriti shumë presionin dhe qarkullimin e topit dhe me pak fat në minutën e 64’, një kros pa pretendime i De Bruyne barazoi rezultatin. Nuk kaloi shumë dhe pas 7 minutash sërish skuadra angleze gjen rrjetën duke shokuar PSG-në. Në një goditje dënimi, një skemë shumë mirë e intepretuar nga De Bryune dhe Mahrez, por i gjuajtur nga ky i fundit çan barrierën dhe shkon në rrjetë për t’i dhënë avantazhin miqve. Nuk mjaftoi kaq por edhe kartoni i kuq i Gueye, ia bëri më të vështirë ndeshjen Mbappes me shokë teksa sfida u mbyll 1-2 dhe tani parizienëve iu duhet të fitojë në “Etihad” që të shkojnë në finale.