Del ekspertiza, vdekja e Maradonës mund të evitohej

Ka dalë në dritë ekspertiza mjekësore e Komisionit që do të hidhte në dritë mbi vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona i cili u nda nga jeta më 25 nëntor të vitit 2020. Ekspertiza ka bërë fajtorë mjekët që duhet të kujdeseshin për ish yllin e futbollit i cili iu nënshtrua një operacioni në kokë dhe qartazi në raport thuhet se vdekja e Maradonës mund të evitohej. Në mënyrë të drejtpërdrejtë neurokirurgu Leopoldo Luque dhe psikiatria Agustina Cosachov bëhen përgjegjës nga ekspertiza ku vlerësohet se ka patur një neglizhencë në trajtim dhe në kurat e rezervuara për pacientin.

Tashmë dy mjekët e sipërpërmendur rrezikojnë të përballen me akuzën e vrasjes me dashje ndërsa në ekspertizën e kërkuar nga Magjistratura vihen re shumë aspekte të tjera që kanë ndikuar siç ishte situate në shtëpinë e Maradonës, ku siç shkruhej ishte jashtë kontrollit.

Ajo që bie në sy është nënvijëzimi i akuzës së në ditët e fundit të jetës së Maradonës kishte mungesë asistence mjekësore për të ku shumë dëshmi akuzojnë një neglizhencë të kurimit nga ana e Luque dhe Cosachov edhe kur sinjalet e shëndetit të legjendës ishin alarmante.