Humbje pa pasoja për Bayernin, fiton Dortmundi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2021, 19:55
Pas 8 javësh, Bayern Munchen provon sërish shijen e humbjes. Në transfertën ndaj Mainz, bavarezët u dorëzuan ndoshta edhe të relaksuar por edhe për faktin se ky ekip po bën shumë mire në 8 javët e fundit me 4 fitore dhe 4 barazime. Ishte Burkardt që i dha që në minutën e 4 avantazhin vendasve ndërsa Quaison shokoi skuadrën e Flick me golin e dytë në minutën e 37’. Në pjesën e dytë bavarezët tentuan të bënin më shumë por vetëm në minutën e 94’ shënoi me Lewandowskin e rikthyer në fushë që gjithsesi nuk mjaftoi. Me këtë humbje Bayerni vetëm sa shtyn festën e titullit ndërsa është dhe në pritje të rezultatit të Leipzig.
Ndërkohë lufta për Champions bëhet edhe më e fortë pasi Dortmundi mposhti rivalin direkt të Wolfsburg 2-0 në transfertë falë një dygolëshi të Haaland. Ndërkohë Union Berlin shpreson ende te Europa me fitoren 3-1 ndaj Werder Bremen ndërsa Freiburg barazoi 1-1 me Hoffenheim.
