Chelsea cinik, fiton 1-0 derbin e Championsit me West Ham

Një derbi mbetet gjithmonë derbi por kësaj radhe për Chelsean është një fitore e dyfishtë pasi triumfon ndaj rivalëve të qytetit, West Ham United dhe njëkohësisht merr 3 pikë thelbësore për Champions League.

Skuadra e Tuchel u tregua cinike dhe e kujdesshme teksa që në pjesën e parë gjeti rrjetën me Timo Werner i cili rikthehet kështu te goli edhe pse kishte raste për ta mbyllur ndeshjen për “Blutë e Londrës”.

Në pjesën e dytë West Ham rriti presionin por dalja me të kuq me VAR e Balbuena për një ndërhyrje të rrezikshme ja lehtësoi minutat e fundit Chelseat që mbylli sfidën 1-0 në favorin e tyre. Barazimi i Liverpoolit ja lehtëson më shumë rrugën drejt vendit të 4 apo dhe të tretë Tuchel që tani është +3 pikë ndaj West Ham dhe +4 ndaj Liverpool.