Zyrtare, Nagelsmann trajneri i ardhshëm i Bayern Munchen
Bayern Munchen është mësuar dhe e ka politikë të sajën blerjen e më të mirëve nga futbolli gjerman. Kështu ndodh me lojtarët, kështu ndodh edhe me trajnerin e ri i cili do të jetë Julian Nagelsmann. Me Hansi Flick që ka kërkuar largimin dhe do ta bëj pasi ka raporte të tendosura me drejtuesit dhe ka si objektiv kombëtaren e Germanisë, Rummenigge ka zgjedhur Nagelsmann si pasuesin e tij.
33-vjeçari drejton Leipzig prej dy sezonesh dhe e ka bërë mjaft mire duke e çuar force të dytë në Bundesliga ndërkohë që edhe në Champions League ka ecur mjaft mirë ndaj dhe drejtuesit bavarezë nuk vonuan për ta marrë nga Leipzig me të cilët kishte kontratë deri në vitin 2023.
Me një njoftim zyrtar në faqen e klubit, Bayerni bëri të ditur se Julian Nagelsmann do të jetë trajneri i i bavarezëve duke nisur nga 1 korriku dhe ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me ta. Duke patur edhe 2 vite kontratë me Leipzig, sipas mediave gjermane, Bayerni duket se ka paguar jo pak për ta marrë menjëherë Nagelsmann dhe mendohet që kjo shumë të jetë diku te 25 mln Euro, pothuajse sikur klubi të blinte një lojtar në merkato. Ky nuk është operacioni i parë dhe i fundit mes dy klubeve pasi edhe në Janar, Bayerni mori po nga Leipzig mbrojtësin Upamecano duke i paguar klazuolën 42 mln Euro ekipit të Leipzig.
