Zhgënjen Real Madridi, barazon dhe i bën nder Atleticos
Në pak ditë, një tjetër barazim për Real Madrid që ngadalëson hapin drejt titullit. Skuadra e Zidane duket se ka probleme me sulmin dhe e tregojnë ndeshjet e fundit ku ndaj Getafes, Liverpoolit në ndeshjen e dytë në Champions dhe tani ndaj Real Betis e mbyll ndeshjen pa shënuar.
“Los blancos” nuk arritën të shënonin dhe as pësuan për ta mbyllur sfidën 0-0, rezultat që në fakt nuk i duhet aspak Zidane pasi Atletico po fiton por ndërkohë Barcelona që ka dy ndeshje për të rikuperuar mund ta spostojë nga vendi i dytë.
Për Real Madrid tashmë nuk falen më gabimet për ndeshjet e ardhshme duke parë se luan vetëm ndaj Sevillas ndërsa Atletico dhe Barcelona do të përballen mes tyre por gjithsesi gjithçka do të vendoset deri në javën e fundit duke parë edhe luftën e ashpër mes 4 ekipeve të para.