Shehaj ndërhyn live: LSI zbret në 2 mandate në Tiranë?! 36 kandidatët mund të marrin më shumë se 20 000 vota pa parti

Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, u publikuan gjetjet e sondazhit të Antonio Notos për zgjedhjet e 25 prillit në vend.

Ndërkohë, gazetarja Meço ka lexuar edhe një mesazh të kandidates së LSI-së për Tiranën, Brisida Shehaj.

Meço: Shehaj shkruan se ngjan pak e çuditshme se si LSI ka rënë me 2 mandate në Tiranë, me rreth 20 mijë vota. Jemi në një listë me 36 emra dhe duke ditur se sa të lidhur janë njerëzit në Tiranë, i bën aq edhe sikur të mos kesh parti fare. Ka një lloj dyshimi sepse përgjegjësia për sondazhet i takon Noton, por Shehaj donte që ta ndante këtë vëzhgim që bën.

Noto: Mund të ketë eksponentë nga partitë që do të thonë se partitë respektive do të kenë rritje në vota datën e 25 prillit, krahasuar me sondazh, por këtë do ta shohim pas votimeve. Këto janë rezultatet e sondazhit tonë.

https://youtu.be/NTq1w_UCp5o