Vasili nga Vlora: Këtu ka vetëm një garë. Gara për kandidatët e LSI

Sërish në Vlorë, nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka denoncuar gjendjen e infrastrukturës rrugore në zonën Peshkëpi-Selenicë. 

"Jam shumë i tronditur nga ajo që kam parë në rrugën Peshkëpi-Selenicë, një situatë katastrofike,  në një zonë kaq afër Vlorës dhe të izoluar dhe  sigurisht bëj një pyetje, a ka mundësi , a ka moral  të dalë Rilindja të bëjë fushatë në Vlorë, duke pasur kaq afër këtë zonë kaq afër qytetit", tha Vasili. 

"Por sigurisht duke parë qartësisht se kush drejton listën e Vlorës, duke parë Damian Gjiknurët dhe Afrim Qëndrot me shokë, sigurisht paturpësia nuk ka fund. Por, një gjë është shumë e qartë, në Vlorë përfundimisht ka vetëm një garë. Gara është vetëm e vetëm për kandidatët e Lëvizjes Socilaliste për Integrim. Vlora kurrë nuk është vendi që riciklon mbeturina dhe mashtrues të tillë. Unë pashë sot edhe qoshe rruge të shqyera, të cilat janë të mbuluara nga balta në Selenicë, vetëm e vetëm për të gënjyer e hedhur hi syve. Kjo është një politikë, e cila ka vdekur njëherë e përgjithmonë dhe sigurisht triumfi i së vërtetës, i një fitoreje të jashtëzakonshme do të jetë në Vlorë, sepse Vlora kurrë nuk ka pranuar që as të tallen, as ta mashtrojnë atë, në të gjithë historinë e saj të gjatë", shtoi nënkryetari i LSI, përcjell Ora News.

Vasili foli edhe per audioregjistrimin e bërë publik sa i përket kreut të Kadaatrës Artan Lame.

"Por mesa duket është e qartë që të gjithë kanë vetëm një linjë. Kanë një linjë mashtrimi. Ju sot jeni njohur edhe me një regjistrim tronditës të jashtëzakonshëm, besoj më i rëndi që mund të kemi dëgjuar. Dhe në rast se do të jemi kandidatë, do t’i them kandidatit po të isha unë thotë Artan Lame, pra i referohet zgjedhjeve qartësisht se guxonte dhe të mashtronte dhe ta mohonte do t’u thosha ska gjë dhe do ta shtyja në 26, një ditë më mbrapa do t’u thosha që do legalizohen. Pra vetëm e vetëm për t’i mashtruar. Përfundimisht nga Vlora vjen vetëm një mesazh, sesi mbi 100 mijë familje në mbarë vendin, por dhe në qytetin bregdetar të Vlorës, zonë e lakmuar shumë ku janë objekte që do të prishen masivisht. Mbajnë me mashtrime e fjalë të bukura qytetarët derisa të shtyjnë ditën e zgjedhjeve e për t'iu vërsulur si çakenj më pas për të hapur terrene të reja. Për t’ua bërë oligarkëve autostradë që të majmen si jo më mirë. Dhe brenda një nate mijëra familje në Tiranë dhe në Vlorë të gdhihen në mjerim dhe mos të kenë asnjë alternativë tjetër. Mundi, gjaku, djersa e gjithë jetës do të shkarkohet nga fadromat e këtyre banditëve të cilët në ndërgjegje të plotë thonë t’i gënjejmë", tha Vasili.

Nënkryetari i LSI shtoi se, më 25 prill, pikërisht nga Vlora, do të vijë mesazhi për të gjithë ata që luajnë me fatet e njerëzve dhe që nuk kanë turp ta bëjnë një tokë të djegur Vlorën për interesat e oligarkëve.