Bayern Munchen “Mbretëresha e Europës”, fiton 2 - 1 ndaj Borussia Dortmund

Spektakël, gola dhe emocion deri në frymën e fundit, ashtu siç ishte parashikuar, finalja e madhe e Champions League dhuroi gjithëçka.Bajern Mynih është “Mbretëresha e Europës”, ndërsa Robben theu mallkimin e finaleve, duke i dhënë skuadrës së tij fitoren, vetëm në minutat e fundit. Bavarezët kanë fituar derbin gjerman ndaj Borussia Dortmund, me rezultatin 2 - 1, në ndeshjen spektakolare të luajtur në stadiumin mitik të “Wembleyt”  në Londër.Ndeshja nisi me një atmosferë fantastike ndërsa Borussia Dortmund vihet menjëherë në kërkim të golit, duke treguar se jo rastësisht është finalist e këtij trofeu. Verdhezinjtë shënjestrojnë në disa raste rradhazi portën e Manuel Neuer, me anë të Lewandowskit dhe Reusit. Më pas e kanë rradhën bavarezët, të cilët arritën të godasin dhe tramversën e portierit të Dortumnd me anë të Mandzukiç. Rastet janë të shumta në fraksionin e parë të lojës, ku portierët respektivë të të dyja skuadrave, kanë një meritë të veçantë në mbajtjen e rrjetave të paprekura në 45 minutat e para.Ashtu si në fraksionin e parë dhe pjesa e dytë, fillon me Borussian në sulm që kërkon golin, por Bajerni godet me anë të kundërsulmeve dhe në minutën e 60-të të ndeshjes kalon në avantazh. Robben pasi kishte humbur dy raste të pastra në pjesën e parë, jep një asist për Mandzukiç, që i vënë vetëm përballë portës së boshatisur, dërgon topin në rrjetë.Avantazhi i bavarezëve zgjat vetëm 8 minuta, pasi është Dante që i jep një ndihmë të madhe Borussias, duke shkaktuar një 11 metërsh ndaj Reusit. Nga pika e bardhë gjuan Gundogan, i cili barazon rezultatin duke kthyer edhe njëherë buzëqeshjen në fytyrat e kanarinave. Në fundin e takimit skuadra e Klopp shfaq moment lodhjeje të cilat shfrytëzohen nga bavarezët.Pas një serie rastesh të pastra, për të besuarit e Heynckes, Bajerni gjen rrugën me anë të Robben, që dërgon topin në rrjetë në minutën e 89-të, duke shlyer të gjitha gabimet e pjesës së parë të ndeshjes dhe finaleve të kaluara.Bajerni bëhet kështu fituesi më i ri i kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë, duke siguruar kështu trofeun e pestë në histori, i cili ngrihet nga kapiteni Lahm por që është një meritë e të gjithë lojtarëve, të cilët kanë bërë një sezon perfekt, duke dominuar në çdo kompeticion.