Finalja e Ligës së kampionëve, kupa ndahet mes B.Munchen dhe B.Dortmund
Tempulli i bukur i futbollit “Wembley” në Londër, sonte si asnjë herë më parë pritet të jetë arenë e “nxehtë” e lojës më të popullarizuar në botë. Pas një seri ndeshjes joshëse dhe atraktive, vjen edhe finalja e shumë pritur e ligës më të fortë në Evropë, Ligës së Kampionëve.Janë dy gjigantët, njëhërit dy rivalët më të mëdhenj në Gjermani, Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund që do të zbresin në tapetin e “Wembleyt” me vetëm një qëllim, trofeun e Ligës së Kampionëve.Në praninë e rreth 70 mijë shikuesve që pritet të jenë në “Wembley”, futbollistët e dy klubeve të famshme gjermane do t’i qasen kësaj përballje me ambicie për të rrëmbyer këtë trofe dhe për të prekur majat e futbollit në Kontinentin e Vjetër.Kur kanë mbetur pak orë deri të nisja e kësaj superfinale, në taborët e të dy skuadrave mbretëron një atmosfere e mirë dhe optimist për një ndeshje spektakolare.Klopp beson në fitoreTrajneri i Borussia Dortmundit, gjermani Jurgen Klopp në prag të ndeshjes finale beson se të përzgjedhurit e tij mund të triumfojnë sonte në “Wembley”. Tekniku gjerman thotë se trofeun e Ligës së Kampionëve e ka menduar qysh nga fitorja ndaj Malagas. “Ishte pas ndeshjes çerekfinale kur unë mendova se mund ta fitojmë trofeun, mendova se mund ta bëjmë dhe mendova se kemi gjasa reale për të shkuar në ‘Wembley’. Mund të jetë befasi kualifikimi jonë në finale, por jo një sensacion”, ka thënë Klopp.Ribery: Duam trofeun e Champions-itNdërkohë, optimist për fitore në finalen Dortmund-Bayern, është shprehur edhe mesfushori francez i “bavarezëve”, Frank Ribery. Sulmues francez shpreson se ky do të jetë viti kur ai do ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve, pasi ai kishte dështuar herë në finalen e kësaj ligë. “Shpresoj që ky të jetë viti i duhur. Kam arritur dy herë në finale dhe nuk e kam fituar Champions-in. Kam kohë që e pres një fitore në një finale si kjo”, ka thënë Ribery për “Uefa.com”. “Këtë sezon kemi fituar titullin në Gjermani duke thyer rekorde. Jemi sërish në finalen e Champions-it dhe kësaj radhe duam ta fitojmë”, tha ai. Ndeshja Dortmund-Bayern luhet në orën 20:45.