Rama në Durrës në “Unë jam FRESSH”, apel të rinjve që të jenë më aktivë në politikë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2012, 19:09
Kryesocialisti Edi Rama në vijim të turit të takimeve me të rinjtë e FRESH, në manifestin “Unë jam FRESH’, është ndalur në qytetin bregdetar të Durrësit.Gjatë fjalës së mbajtur para qindra të rinjëve durrsakë, kryesocialisti i ka ftuar ata që të bëhen pjesë aktive e politikës , për ta bërë Shqipërinë më të bukur dhe më të begatë ashtu siç e projektuan paraardhësit tanë.Në takimet me të rinjtë kanë përshëndetur edhe sekretarin për rininë dhe emigracionin në PS Erion Veliaj dhe kryetarja e FRESSH-it, Elisa Spiropali.Deri tani manifesti “Unë jam FRESSH”, është ndalur në qytetet e Tiranës , Elbasanit, Lushnjës, Durrësit dhe pritet të vijojnë në ditët e ardhshme në të gjitha rrethet e vendit.