Berisha apel Ramës: Të punojmë për gjërat që na bashkojnë
Mesazhet e sekretares amerikane të shtetit Hilari Klinton duhet të shërbejnë si frymëzim për partitë politike. Kështu është shprehur kryeministri Sali Berisha një ditë pas fjalimit të Hillary Klinton në parlament. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kabinetit qeveritar, kryeministri Berisha, duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme tha se e ka garantuar diplomaten e lartë amerikane për zgjedhje të lira dhe të ndershme, moment i cili kërkon edhe angazhimin e opozitës."Sekretarja e shtetit theksoi gjatë bisedimeve por edhe në Parlament rëndësinë që kanë zgjedhjet e ardhshme. Unë e garantova se ato do të jenë të lira dhe të ndershme dhe brenda standarteve ndërkombëtare. Shpreha bindjen se opozita është e interesuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe kërkova të ketë sa më shumë vëzhgues nga SHBA-ja në zgjedhjet e ardhshme" tha Berisha.Sa i përket mesazhit të Klintonit për bashkëpunim për procesin integrues, kryeministri tha se qeveria do të bëjë gjithçka që ky proces të bazohet në meritë, ndërsa ftoi opozitën që të punojë bashkarisht në këtë rrugë e cila siç tha Kryeministri, bashkon të gjithë shqiptarët."Sekretarja Klinton solli mesazhin e një pune të përbashkët për projektin më madhor, atë të integrimin në BE. Unë e garantova që qeveria do të bëjë gjithçka dhe këtë process e konsideron një proces të bazuar në meritë,një jetik i cili i bën shqiptarët më të lirë, më të begatë më të sigurtë, prandaj e informava për reformat në të gjitha fushat. Uroj dhe dëshorij që ky mesazh të lexohet nga të gjihë shqiptarët njëlloj, nga forcat politike që të punojmë së bashku për të përmbushur detyrimet tona në procesin e integrimit" shtoi Berisha.Kryeministri e ka cilësuar fjalimin e sekretares amerikane si historik dhe që vjen mesazhe të qarta për të gjithë shqiptarët. Klinton tha Berisha rikonfirmoi miqësinë shekullore mes kombeve dhe vijimin e saj në të ardhmen.