Pas SHBA edhe BE apel politikës, Sequi: Duhet një marrëveshje ndërpartiake

Veriu i Shqipërisë dhe përkatësisht kryeqendra e tij Shkodra ka qenë destinacioni i radhës i ambasadorit të BE-së të akredituar në Tiranë, Ettore Sequi, për prezantimin e progres-raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë për marrjen e statusit kandidat ne BE.Teksa ka sqaruar pikat e progres-raportit, me arritjet dhe punën që i duhet ende Shqipërisë për të ecur përpara, Sequi ka deklaruar se KE ka përcaktuar qartë hapat ku duhet të ecë Shqipëria për integrimin.Ambasadori i BE-së ndër të tjera ka nënvizuar edhe progresin e Shqipërisë në plotësimin e reformave për integrimin, ndërsa ka kërkuar angazhim nga palët politike për plotësimin e reformave që nukjanë realizuar.“Kërkesat e BE i ripërsëriti edhe Sekretarja Amerikane e Shtetit gjatë vizitës së saj në Tiranë. Bashkëpunim dhe dialog politik për plotësimin e reformave që nuk janë realizuar, në mënyrë që të merret statusi kandidat në BE. Komisioni Europian do të nxjerrë dhe një raport tjetër pas plotësimit të kërkesave. Nevojitet pavarësi e sistemit gjyqësor, luftë kundër korrupsionit. Shqipëria duhet të bëjë progres në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe luftën ndaj diskriminimit. Synimi ynë është që Shqipëria të funksionojë më mire. Bashkimi Europian ka investuar nëShqipëri rreth 530 mln euro, ku nga këto 25 milion euro vetëm për rajonin e Shkodrës”është shprehur Sequi.Një tjetër element i rëndësishëm kanë qenë edhe zgjedhjet elektorale të 2013, ku Sequi ka nënvizuar faktin se zgjedhjet duhet të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare.“Zgjedhjet e lira garantojnë konsensusin ndërpartiak. Duhet angazhim ndërpartiak për zgjedhje të lira dhe të ndershme” theksoi ai.Me 10 tetor Komisioni Europian ndezi dritën jeshile, duke rekomanduar marrjen e statusit kandidat në BE për vendin tonë. Por krahas kësaj progres-raporti është shoqëruar edhe me tre detyra shtëpie nëse duam ta kalojmë përfundimisht këtë pengesë me 20 dhjetor, datë kjo kur dhe KiE pritet të formalizojë rekomandimin e KE.Janë pikërisht 3 prioritete të mbetura pezull nga 12 të tilla, përkatësisht projekligji për gjykatën e lartë, statusi për nënpunësin civil dhe platforma parlamentare.