Berat, vetëhelmohet me fotoksinë 21-vjeçarja

Një 21-vjeçare ka tentuar të vetëvritet duke u helmuar me fotoksinë.Ngjarja e rëndë është shënuar paraditen e sotme në qytetin e Beratit ku 21-vjeçarja Bora Dragoti ka konsumuar një sasi fotoksine në momentet e një tronditje psikologjike.Menjëherë 21-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Beratit  dhe sipas mjekëve gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.Mësohet se 21-vjeçarja prej disa muajsh ishte divorcuar nga bashkëshorti dhe kjo mund të jetë edhe një nga shkaqet që mund ta kenë çuar të ndërmarrë këtë akt .Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.