Pavarësia, Bumçi: Më 28 nëntor festimet nisin në Vlorë më pas në Tiranë
Vlora dhe Tirana do të jenë mikpritëse më 28 nëntor të festimeve për 100 vjetorin e pavarësisë. Në mesin e debateve PD-PS, për epiqendrën e festës ministria e kulturës, ndërsa prezantoi kalendarin, tha se festimet më 28 nëntor do të nisin në qytetin e flamurit por do të arrijnë kulmin në kryeqytetin e shqiptarëve.Aktivitet më të rralla por dhe më të rëndësishmet, sipas Ministrit Bumçi përgjatë këtij muaji e në vazhdim do të jenë ekspozita me shpatën dhe përkrenaren e Skënderbut që do të sillen nga muzeu i Vjenës në Shqipëri, ekspozitë me botimin "Meshari" i Gjon Buzukut dhe botimeve të tjera të rëndësishëm. Në këtë muaj nuk do të mungojnë përurimi i monumenteve si ai i pavarësisë, ai i Ismail Qemalit e Ahmet Zogut.Kalendari i festimeve do të publikohet edhe në internet ndërsa deri më tani fatura financiare për të gjitha aktivitet e bëra dhe të parashikuara arrijnë në 300 milion lekë.