Zonja e parë Odeta Nishani rrëfehet në “Natën vonë”

Zonja e parë e Shqipërisë, Odeta Nishani, rrëfen për herë të parë në një interviste televizive në emisionin "Natën Vonë" në “Ora News”, për angazhimet e reja, familjen, marrëdhëniet me bashkëshortin dhe fëmijët, rolin publik që ajo do të ketë, si dhe emocionet e veçanta që ajo ka përjetuar në takimet me zonjën e parë të SHBA-së dhe të vendeve të tjera.Zonjës Nishani, përpara intervistës, i është rezervuar një pritje e veçante nga Presidenti i televizionit “Ora News”, Ylli Ndroqi, nga bashkëshortja e tij zonja Mimoza Ndroqi, si dhe nga stafi drejtues i televizionit dhe i emisionit "Natën Vonë".Z Ndroqi e ka njohur zonjën e parë të Shqipërisë edhe me investimet më të fundit të realizuara në televizionin  “Ora News”, si dhe e ka informuar edhe për emisionet e reja që kanë nisur dhe që do të nisin së shpejti në ekranin e televizionit “Ora News”. Znj. Nishani ka parë nga afër edhe punën e departamenteve të televizionit.Gjatë intervistës me gazetaren, Jonida Shehu, zonja e parë e vendit për herë të parë ka bërë të njohur dhe cili do të jetë angazhimi i saj publik. Në punën e saj ajo do të përqëndrohet drejt promovimit, ruajtjes dhe zhvillimit të trashëgimisë sonë kulturore, si dhe në drejtim të sensibilizimit gjithnjë e më të madh të qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit, sidomos në zonat turistike të vendit.Ajo ka nënvizuar faktin se pa një mjedis të shëndetshëm është shumë e vështirë që vendi ynë të ketë edhe një turizëm të shëndetshëm. Në këtë drejtim duket se zonja e parë do të jetë edhe një ambasadore për promovimin e turizmit shqiptare jo vetëm brenda vendit, por edhe në planin ndërkombëtare.Zonja e parë e Shqipërisë është përpjekur të shuajë në një farë mënyrë edhe kureshtjen e publikut shqiptar, lidhur me aspekte pak më personale të familjes presidenciale. Ajo nënvizoi emocionet e veçanta që përjetoi gjatë betimit të bashkëshortit në postin e presidentit. Zonja Nishani nuk ka la pa përmendur faktin se angazhimet e reja, kanë bërë që ajo të konsumojë më pak kohë me fëmijët, sidomos me vajzën, për të cilën shpesh ndjen se i mungon.Pavarësisht pozicionit të ri  që ka tani, zonja Nishani shprehet se pak gjëra kanë ndryshuar në jetën e përditshme të saj. Ajo vijon të punojë me të njëjtin përkushtim, si dhe më parë në ministrinë e turizmit kulturës rinisë dhe sportit, duke nënvizuar se ajo që ka ndryshuar është vetëm se ka më shumë angazhime për të qënë në krah të bashkëshortit të saj.Zonja e parë e vendit për herë të parë ka rrëfyer edhe emociopnet që ajo ka përjetuar gjatë takimit ceremonial në SHBA me çiftin presidencial Obama. Ajo nënvizon se ky është një moment të cilin ka për ta mbajtur gjatë në memorjen e saj.