Java e ujit në Tiranë, fëmijët ekspozitë për rëndësinë e ujit
"Uji nëpërmjet syve të fëmijëve", është kjo ekspozita e parë nga sytë e nxënësve, e cila ka si qëllim ndërgjegjësimin e të gjithë brezave mbi rëndësinë e kursimit dhe mbrojtjes së burimeve tona ujore.Për të 5-tin vit rradhazi, programi i edukimit për fëmijët "Miqtë e Ujit", hap siparin e javës kombëtare të ujit. Zv. ministri i Arsimit, Halit Shamata, dhe drejtori i Ujësjellsit të Tiranës, Sahit Dollapi, theksuan rëndësinë e ndërgjegjësimit të shoqërisë shqiptare ndaj ujit.Pjesë e ekspozitës u bënë 5000 nxënësit e klasave të 3-ta të shkollave fillore të Tiranës, Korçës, Shkodrës, Sarandës e rretheve të tjera, të cilët kishin shprehur me anë të vizatimeve, idenë e tyre për mirëpërdorimin e ujit.Ky sensibilizim do vazhdojë deri më 8 nëntor me konferencën dhe ekspozitën vjetore të Shoqatës së Ujësjellës Kanalizimeve, ku do të përzgjidhen edhe 12 fëmijët fitues, si edhe do të ndahen çmime simbolike për ta.