Topi: Mesazhet e Klintonit, sinjal i qartë për politikën
Shumë drejtues të Frymës së Re Demokratike vijnë nga strukturat e Partisë Demokratike, por nuk u bënë pjesë keqqeverisjes së partisë më të madhe në pushtet.Ndërsa ka prezantuar drejtuesit e 19 departamenteve të FRD-së, kreu i kësaj force politike Bamir Topi deklaroi se këto personalitete u bashkuan me FRD pasi refuzuam ofertat për komoditet personal të pushtetit.“FRD beson në politikën e moralshme, besuam se gabimet politike vijnë nga mungesa e përvojës dhe PD do kishte mekanizmat e nevojshëm, për të shmangur cdo formë të deformimit në misionin dhe aktivitetin politik, refuzuam ofertat për komoditet personal të pushtetit dhe u përballëm me to. Vendosëm të ndahemi prej saj, jo sot, jo dje, por që ditën që kjo parti pushoi së ekzistuari si forcë demokratike, kur mbylli garën e brendshme, ndryshoi programin themelues dhe u shndërrua sekt ideologjik”- tha Topi.Sërish kreu i FRD deklaroi se forca politike që ai drejton nuk do të bëjë asnjë koalicion me dy partitë e mëdha politike, duke i konsideruar ato dy anë të së njëjtës mollë të kalbur.“FRD-ja nuk do të jetë në aleancë me asnjë parti të vjetër pasi i konsideron ato si dy anët e një molle të kalbur dhe fajtore për keqqeverisjen e vendit. Ne jemi në aleancë besnike me qytetarët, me ata që besojnë që ky vend mund dhe duhet të bëhet, se Europa nuk arrihet duke emigruar por duke e bërë vendin tënd të denjë për të qënë pjesë e saj” tha Topi.Kreu i FRD-së Bamir Topi deklaroi sot se mesazhet e sekretares amerikane të shtetit Hilari Klinton ishin një sinjal për politikën shqiptare që ajo të bashkëpunojë për qëllimet kombëtare.Në këtë takim “Fryma e Re Demokratike” prezantoi 19 departamentet e saj, përbërë nga personalitete të jetës, shkencës, botës akademike dhe jetës publike.